Bylis-Erzeni ‘finale’, një tjetër luhet në Berat

Aboubakar Kamara, ish-lojtar i Partizanit (firma 3 vjeçare me klubin) sot në dispozicion të Jeton Beqirit te Bylis.

Erga Kenga

Do të jetë me vemendje të shtuar. Jo vetëm fakti që këtë edicion Kategoria e Parë, falë formatit specifik me një grup por dhe ‘heshtja’ e Superiores këtë të shtunë, bën që në 13:30 të gjithë pasionantët e futbollit shqiptar të angazhohen me duelet e inferiorëve.

Në fakt, sot në ‘Adush Muça’, kalendari ofron një duel vertetë superior pasi dy kryesuset Bylis dhe Erzeni përballën në atë që konsiderohet si ndeshja kryesore e javës së 17-të në këtë ligë.

Nga dueli i Ballshit pritet të përfitojë Korabi. Dibranët me një ndeshje për të rekuperuar, sot do të jenë mysafirë në Sarandë ndaj Butrintit vendas.

Një tjetër kryesfidë e javës, në Kategori të Parë, zhvillohet në Berat ndërmjet Tomorit dhe Burrelit. Klubet janë me objektivë konkretë dhe duan një nga 3 vendet e para. Afrimi i fundit i Donald Mëllugjës te matjanët rrit cilësinë te ekipi i Alert Alcanit. Në anën tjetër, Klodian Arbëri me Tomorin e tij vjen pas atij suksesi 0-3 me Pogradecin…

Në Luz, Besa pret Pogradecin aty ku pikët janë vendimtare. Tërbuni i fortë ka punë në ‘Ismail Xhemali’ me Lushnjën që së fundi ka në timon Agim Canajin. Një ekspert i trajningut shqiptar. Shkumbini – Apolonia në dukje një duel për mesin e tabelës.

Ndërkaq, Besëlidhja për t’i dhënë ‘goditje’ zonës së ftohtë që e kërcënon prej javësh. Përballë në Lezhë do të ketë cërrikasit e parafundit të renditjes. Një duel për mbijetesë do të zhvillohet edhe në Bilisht mes Maliqit dhe Vorës.

Kategoria e Parë, java e 17-të:

Ora 13:30

Shkumbini- Apolonia

Besëlidhja- Turbina

Besa- Pogradeci (Luz i Vogël)

Butrinti- Korabi

Tomori- Burreli

Tërbuni- Lushnja

Maliqi- Vora

Bylis- Erzeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!