Kukësi në Shkodër për pikët maksimale

Java e 17-të, në ‘Loro Boriçi’, Kukësi- Skënderbeu.

Përgatiti: Erga Kenga

Kukësi rikthehet në ‘Loro Boriçi’ për të zhvilluar ndoshta ndeshjen e fundit jashtë qyetit të tij. Me shpresën se eksperti grek i tapetit do të japë përfundimisht dakortësinë e ‘Kukës Arena’, verilindorët, ata të fushës por dhe ata që mbështesin skuadrën po vuajnë jo pak shëtitjet anembanë Shqipërisë….

Sot ndaj Skënderbeut, e vetmja sfidë e javës së 17-të do të nisë në 16:45 dhe do të gjykohet nga patosaraku Olsid Ferhataj.

Te kampi i tyre afrimet e bujshme të merkatos Musta, Shkurtaj dhe Gligorov janë gati me elbasanasin 29 vjeçar që pritet të nisë nga fillimi. Mungesat janë ato të Ndrecës dhe Milunoviç.

Korçarët e Migen Memellit po kalojnë momente mjaft të mirë në javët e fundit të Abissnet Superiore. Përpos fitores me Kastriotin dhe barazimit me Dinamon, Skënderbeu e nisi me një tjetër barazim ndaj skuadrës më në formë të Superiores, Laçit.

Kontigjenti i ‘Ujqërve të Dëborës’ sot do të privohet nga mungesa e të dëmtuarit Vitija por në pikëpyetje edhe sulmuesi Elvi Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!