Fernandesh nuk rinovon, gati për rrugë

‘The Athletic’ raporton se Bruno Fernandesh ka refuzuar një kontratë të ofruar nga “Djajtë e Kuq” pak para se të futej 2022-shi.

Në këtë pikë bisedimet pritet të mos vazhdojnë deri në maj, teksa në atë moment do të mësohet nëse Junajtid është kualifikuar për sezonin tjetër në Ligën e Kampionëve.

Raporti shton se Fernandesh dëshiron të jetë ndër më të paguarit në “Old Trafford”, pasi sipas tij ai fiton shumë pak te klubi te i cili u afrua gjatë vitit 2020.

Në fakt, veç Ronaldos që paguhet 4 herë më shumë edhe lojtarë të tjerë si Varan , Sanço etj fitojnë dyfishin e pagës së fantazistit portugez. Fernandesh beson se ditët në vijim do të jenë në favor të tij por nëse klubi nuk e rishikon kontratën e re, ai mund të largohet./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!