Shuhet Ramazan Rragami

Tjetër lajm i trishtë. Mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare legjenda e futbollit shkodran, Ramazan Rragami. Ai vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë e cila në fund ka rrëzuar njërin ngë kolosët e mëdhenj të lojës me top.

Ramazan Rragami ka lindur në Shkodër më 3 prill 1944 shfaqet në formacionin e Vllaznisë në kampionatin e vitit 1961,në Flamurtari- Vllaznia kur ende ishte 17 vjeç e duke shënuar që në debutim me kuqeblutë. Në janar të vitit 1965 kalon te Partizani me të cilin luan deri në vitin 1968. Më pas kthehet sërish në Shkodër teksa luan me Vllazninë deri në fund të sezonit 1974-75.

Mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Vllaznisë e të futbollit shqiptar, është trajneri i “Shpresës” së Shqipërisë që e kualifikoi atë në 8 më të mirat e Europës në vitin 1983. Në vitin 1974

Njeriu që vitet e fundit në Shkodër përpara se të udhëtonte drejt SHBA-ve i pëshkonte me biçikletë duke mbajtur gjallë sportivitetin brenda vetes.

Sportiim.al i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të legjëndës së futbollit shkodran./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!