‘2022’ godet topin e parë, në Korçë dhe Tiranë Superiorja…

Sot, Skënderbeu- Laçi (16.45) dhe Tirana- Vllaznia (19:45) dy sfidat e para zyrtare të vitit kalendarik 2022. Në ‘Air Albania Stadium’ pritet dyndje e tifozerisë badheblu dhe kuqeblu.

Nis sot zyrtarisht kampionati elitar i Shqipërisë me emrin ‘Abissnet Superiore’ për vitin kalendarik 2022. I 83-ti edicion futbollistik luajti përgjatë vitit 2021, 15 javë në një format me 10 skuadra të programuar deri në maj të këtij viti me katër faza.

Në krye Tirana me 33 pikë e cila sot do të presë në klasikën e Shqipërisë pikërisht Vllazninë e pozicionuar në vend të 4-ët me 25 pikë. Bardheblutë sipas trajnerit Shehi do të kërkojnë tri pikë për të ecur të qetë në krye. Vendasit pas mungesës së Ngosë (operuar me sukses dje) kanë afruar Devid De Silvën. Formacioni pritet të jetë thuajse i njëjtë me atë të javës së fundit me Partizanin.

Në kahun tjetër Vllaznia e destinuar për të tentuar fitoren. Nëse te klubi kuqeblu e mendojnë seriozisht titullin, dështimi ndaj Tiranës sot në ‘Air Albania Stadium’ kategorikisht i ndaluar. Skuadra e plotë, afrimi i vetëm Mikael Panos.

Ndërkohë përpara se vemendja të përqëndrohet në kryeqytet me ndeshjen e 189 Tirana- Vllaznia, në juglindje të Shqipërisë nis javën por dhe vitin Skënderbeu- Laçi. Të dyja skuadrat me objektiv tri pikët. Takimi nis në 16:45.

Abissnet Superiore, java e 16-të:

E shtunë 15 janar 2022

Skënderbeu- Laçi 16.45

Tirana- Vllaznia 19:45 (Air Albania)

E diel:

13:45

Egnatia Partizani

Kastrioti- Teuta (Kamëz)

E mërkurë:

Kukësi- Dinamo 16:45 (‘Kukës Arena’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!