Dortmund dhe Nicë status të njëjtë, të dytët…

Brajton- Kristal Palasë 1-1 në Premier League për javën e 22 në ishull. Fillimisht miqtë nga Londra në të 69′ me Gallager, 0-1, barazuan vendasit tre minuta nga fundi me autogolin e Anderson.

Ndërkaq në Bundesligë, fitore shumë e madhe dhe e merituar për Borusia Dortmund, e cila dominon ndaj Frajburgut në vendin e katërt në renditje dhe imponohet me një rezultat të pastër 5-1.

Ndeshja e javës së 19-të, u mbyll në pjesën e parë me dy golat e Meunier dhe të Haland, me norvegjezin që shënoi edhe në pjesën e dytë. Goli i pestë i Dahoud, 3-1 momental i nënshkruar nga Demiroviç për statistikë. Dortmund i dyti me vetëm 3 pikë nga Bajerni kryesues..

Ligë 1 njeh edhe Nicën e cila arrin të fitojë sot ndaj Nantë 2-1 dhe merr vendin e dytë në kampionatin francez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!