‘AusOpen’/ Shorti, Xhokoviç në listë

Novak Xhokoviç shfaqet në Melbourn Park duke u stervitur me raketa. Ka shpresa se mund të garojë në kompeticionin e madh të tenisit. Përfshihet në short.

Nëntë herë fituesi i ‘AustralianOpen’, Novak Xhokoviç pas peripecive me dokumentacionin dhe ndalimin nga autoritetet e Australisë, do të nisë mbrojtjen e titullit kundër Miomir Kecmanoviç.

Pikërisht kështu, pasi në 05:45 me orën e Shqipërisë, Kryeministri i Australisë Skot Morrison dhe më pas Ministri i Emigracionit Aleks Havke thanë se serbi nuk do të dëbohet nga vendi i ‘Kangurëve’.

Kështu, numri një i botës në tenis, nëse nuk do të ketë zhvillime të tjera do të ndeshet me bashkëkombësin e tij duke i hapur udhë zyrtarizimit si një sportist efektiv në ‘AusOpen’.

Ndërkaq në njërën anë të shortit u panë emrat e Rafael Nadal, Mateo Berretini dhe Aleksander Zverev.

Te grupi tjetër Xhokoviç, pas Kecmanoviç ka dhe numrin 2 rusin Daniel Medvedev zvicerianin Laksonenpor dhe Rublev, Stefanos Tsitsipas, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!