Skandali në CAF, arbitrit i ngec… “ora”

Skandaloze ajo që ngjau sot në një kompeticion aq madhor në Afrikë. Gjyqtari i ndeshjes Tunizi- Mali, mbylli në të 85-ën takimin e Grupit F. VAR e riktheu por sërish kryesori vërshëlleu në të 89′.

Përfundoi në mënyrën më surreale të mundshme ndeshja mes Tunizisë dhe Malit. Gjyqtari, Janny Sikazwe nga Zambia kishte sinjalizuar fundin disa sekonda më herët se 90′-ta ​ duke shkaktuar protesta nga afrikano-veriorët.

Rreth gjysmë ore më vonë, CAF dha urdhër t’i rikthejë të dyja skuadrat në lojë për tre minuta shtesë. Këtë herë nën urdhrat e gjyqtarit të katërt;

Megjithatë, Tunizia nuk u paraqit dhe në këtë pikë ka shumë gjasa që të apelojë për shkak të një gabimi teknik, me synimin për të riluajtur ndeshjen e fituar nga Mali 0-1.

Ndeshjet sot, Kupa e Afrikës:

Tunizi- Mali 0-1

Mariutiana- Gambia 0-1

Guinea Ekuadoriale-Bregu i Fildishtë 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!