Tirana prezanton De Silvën

Braziliani Devid de Silva lë Koviljen në Kategorinë e Dytë të Portugalisë dhe prezantohet te Tirana.

Ish- sulmuesi i Kastriotit me 10 gola sezonin e kaluar duket se nuk shqitet dot nga Shqipëria dhe kjo lëvizje e dytë në pak muaj, tregon se 25 vjeçari parapëlqen tokën ballkanase. Këtë radhë duket se ka bërë zgjidhjen e jetës…

Njoftimi i Klubit Tirana

Mirësevjen Devid De Silva!

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e merkatos së dimrit dhe ai është sulmuesi Devid De Silva. 25 vjeçari ishte nën vëzhgimin e zyrtarëve të klubit dhe pas kryerjes së të gjitha analizave mjekësore u zyrtarizua afrimi i tij në klub. Sulmuesi shtatlartë pritet të dalë sot në seancën stërvitore për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!