Merkato/ Dinamo në plazh, Partizani etalon ‘amullie’

Te Tirana presin Devid de Silvën. Ish sulmuesin e Kastiotit me 10 realizime edicionin e kaluar. Për të zëvendësuar Majkëll Ngonë e vënë në presion lojtarët e tjerë të këtij reparti.

Partizani vijon me amullinë që nga momenti kur u shpall kampion për herë të 16-të me Skënder Gegën. I fundit që kriset me klubin, njëri nga mbrojtësit anësor më të dalluar të edicionëve të fundit, Emiljano Musta.(Aludohet se elbasanasi ka kërkuar letrat për t’ju bashkuar Dajës te Ballkani, klubi vendos veton dhe shpie te U21).Afrimet e Kallakut, Masanga Matondo dhe Skukës, për tu verifikuar te të kuqtë e Mehmetit.

Kurbinasit kanë afruar një sulmues nigerian si Adeleke Akiniemi. Pritet dhe një mbrojtës.Ndërkohë shkodranët për momentin mbeten te Mikael Panos. Hebaj e Avdyli rikthimet e mëdha te Teuta.

Sakaq Dinamo e cila vijon ti besojë Shkëmbit në timon, ka luksin të vendosë në pikëpyteje cilësitë e disa futbollistëve si Redon Mihana që për shumë ekspertë, mund të luajë edhe në Seria A. Afrimi i Sabien Liljat, mundësia e Rexhinaldos apo Denison Silva për t’u parë.

Erlis Frashëri një forcë e shtuar te Skënderbeu me Memellin që afron te grupi edhe Levendin nga Apolonia. Te Egnatia Ilirid Ademi konsiderohet forcë reale. Ndërkohë te Kastrioti kantieri mbetet i hapur me Adolf Selmanin dhe Kaina Nunjes në ballë. Asnjë lëvizje zyrtare te Kukësi i Longos./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!