Moshat luajnë Kupën, çerekfinalistet…

Të tjera sfida interesante janë zhvilluar ditën e sotme në kuadër të Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19, teksa janë zbuluar edhe katër emrat e tjerë që kalojnë në fazën çerekfinale.

Football Republic dhe Apolonia janë dy skuadrat e grupmoshës U-17 që kanë siguruar biletat për në çerekfinale. Football Republic mori një fitore minimale 0-1 ndaj Shënkollit, ndërsa nga ana tjetër fierakët mundën Shkodrën me shifrat 1-2.

Shënkolli U-17 0-1 Football Republic U-17

Shkodra U-17 1-2 Apolonia U-17

Jo vetëm 17 vjeçarët e Football Republic arritën të kualifikohen për fazën tjetër, por edhe ekipi i U-19, teksa fitoi pastër me rezultatin 0-3 ndaj Shënkollit. Ndërkaq, në përballjen tjetër mes Internacional Tirana- Teuta, ishin kryeqytetasit ata të cilët buzëqeshën në fund pasi morën një fitore 1-0, që i siguron kështu çerekfinalen.

Shënkolli U-19 0-3 Football Republic U-19

Internacional Tirana U-19 1-0 Teuta U-19

Sakaq, të dielën dhe të hënën do të zhvillohen edhe ndeshjet e radhës për Kupën e Shqipërisë, me skuadrat që do të tentojnë të sigurojnë një biletë për çerekfinale.

Turi i parë U-17

09.01.2022 / Ora: 10:00 KF Tirana – KF Skënderbeu

09.01.2022 / Ora: 10:00 FC Internacional Tirana – Flamurtari FC

Turi i parë U-19

09.01.2022 / Ora: 12:00 KF Tirana – KF Skënderbeu

09.01.2022 / Ora: 12:00 KF Partizani – Flamurtari FC/ FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!