Laçi merr lojtarin që i shënoi Luftëtarit 4 gola në një ndeshje

Në 2018-të nigeriani pjesë e Ventsplis, i shënoi 4 gola Luftëtarit të Gjirokastrës në fitoren 5-0. Trajner ishte Vukiçeviç

Kishte kërkuar dy-tre përforcime por Laçi me goditjen e re, duket se ka menduar më shumë për sulmin aty ku Guindo, Van Dejv Harmon dhe Zarubica shihen lojtarë të paprekshëm.

Pjesë e Start në Kategorinë e Dytë në Norvegji, nigeriani 23 vjeçar Adeleke Akiniemi ka marrë rrugën për në Laç. Një lëvizje e bardhezinjëve që pritet ta zyrtarizojnë në orët në vijim.

Në Lituani, asokohe 19 vjeç, sulmuesi ka shënuar në dy sezone 23 gola por në Skandinavi, në tre sezone vetëm 3 realizime./Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!