Korsi: Bajrami te Lacio? Media e di më mirë…

Ndër emrat e lidhur me Lacion sa i përket merkatos është mesfushori i Empolit, Nedim Bajrami. Për shqiptarin me numrin 10 të toskanëve, numri një i klubit blu, Fabricio Korsi është shprehur për ‘LaLazioSiamoNoi.it’:

Bajrami te Lacio? “Nuk di çfarë t’ju them .Ndoshta gazetarët parashikojnë përpara se diçka të ndodhë realisht. Por për momentin nuk mendoj se ka ndonjë gjë konkrete. Më pas një menaxher thotë se i pëlqen një lojtar, kjo mund të jetë sigurisht e drejta e tij. Për pjesën tjetër nuk ka asgjë, nuk më kanë kontaktuar.

Vlerësimi? Varet nga kush më pyet: nëse më pyet Real Madrid ka një kosto, nëse Sampdoria më pyet mua ka një tjetër (qesh). Sigurisht që do të ketë skuadra të interesuara për Bajramin, por për momentin duhet të mendojmë për gjëra më të rëndësishme”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!