Klement zyrtarisht trajner i Monakos

Trajneri belg Filipe Klement u zyrtarizua sot si trajneri i ri i Monakos. Ai ka zëvendësuar pikërisht kroatin Niko Kovaç, njoftuar që para dy ditëve si i larguar nga Principata.

Ish- tekniku i Bryzh ka nënshkruar kontratë me klubin e Principatës për tre sezonet e ardhshme dhe lajmi është bërë i ditur sot nga kanalet zyrtare të klubit. Trajneri belg, drejtoi Klub Bruzh që nga viti 2019 e deri më sot.

Pas më shumë se 500 ndeshjeve si futbollist, 38 prej të cilave me kombëtaren belge Klement iu përkushtua trajneimit të cilin e filloi që në vitin 2011. Vitet e fundit u shpall kampion me Genk (2019) dhe më pas dy tituj të tjerë radhazi me Klub Bryzh./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!