Siti për të 10-ën, Çelsi për pikët e plota

Çelsi- Brajton (20:30) dhe Brentford- Mançester Siti (21:15), janë ndeshjet e sotme për javën 20-të në Premier League.

Çelsi ka 41 pikë dhe ndjek Sitin duke kaluar një moment të mirë sezonal. Fitorja e fundit e bluve në Vila Park 1-3 ndaj Aston Vilës. Skuadra e Tuhel për të ruajtur serinë e tre fitorëve dhe dy barazimëve në 5 duelet e fundit.

Ndërkaq, ‘Pulëbardhat’ e Brajton mundën Brentfordin tri ditë më parë 2-0 në shtëpi për të thyer një seri negative prej 11 ndeshjesh pa fitore.

Ndeshja tjetër Brentford -Siti (21:15) me vendasit ndodhet në vendin e 13-të me 20 pikë pas 17 ndeshjeve. Brentford u mund 2-0 në ndeshjen e fundit në Premier League në Stadiumin The American Express Community kundër Brajton 2-0. Siti në kërkim të fitores së 10 radhazi.

Qytetarët vijnë pas fitores 6-3 ndaj Lester dhe kryesojnë me 6 pikë më shumë se Liverpul e Çelsi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!