Inter pritet ti shitet amerikanit Straus

Inter drejt amerikanit Daniel Straus. E konfirmon Tuttosport: Biznesmeni njujorkez Daniel Straus në vijën e parë për blerjen e shumicës së aksionëve të Interit.

“Subjektet amerikane po interesohen për aksionet e Interit. Për shitjen e Interit ose të një pakice aksionesh flitet prej një viti. Ishte dhjetori i kaluar kur thashethemet e para për negociatat e Suning me disa kompani fondesh u bënë prezente.

Përveç interesimit të BC Partners, ishin shfaqur edhe subjekte të tjera si suedezët e EQT apo amerikani Arctos, ndërsa në pranverë, para se të kalonte marrëveshja me Oaktree (Suning do të ketë tre vite kohë për të shlyer kredinë), ka pasur bisedime me Bain Capital.

Me sa duket “dosja e Interit” nuk është vendosur kurrë në sirtarë dhe tani këtu janë shënuar tema të reja nga Shtetet e Bashkuara. Me biznesmenin Daniel E. Straus në rreshtin e parë”, thotë Tuttosport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!