Ferran Torres nuk mund të luajë te Barcelona, shkak…

Blerja e bujshme e Ferran Torres njëri nga talenet e mëdha spanjolle nga Mançester Siti për te Barcelona tej entuziazmit legjitim, duket disi e komplikuar.

Në aspektin e aktivizimit që në fillim me Barçën. Situata ekonomike e klubit katalanas shkon deri në atë pikë sa ai nuk mund të jetë për momentin në dispozicion të Ksavit.

Siç raportohet nga Sport për të regjistruar Torresin në listat e Federatës Spanjolle të Futbollit, Barcelona do të duhet të bëjë vend në faturën e saj të pagave, e cila për momentin tejkalon kufijtë e pritshëm të pagave.

Për të pasur në terrensulmuesin 21 vjeçar Barça do të duhet të shesë një ose më shumë elementë që do të ulin pagat totale nën kufirin maksimal.

Yusuf Demir dhe Luk De Jong janë më afër largimit. Megjithatë në listën e daljes së Ksavit ka dhe emra të tillë me peshë si Kutinjo e Umtiti./Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!