Erzeni viziton Lezhën, Korabi ndaj Tërbunit

Java e 15-të e Kategorisë së Parë, e fundit për vitin kalendarik 2021, zhvillon sot 5 duelet e mbetura të saj. Kështu Besëlidhja pret Erzenin e vendit të dytë ndërsa Bylis i pari i kësaj lige, do të presë në ‘Adush Muça’ Besën e Kavajës tashmë shumë larg pretendimëve për zonën lart.

Në Peshkopi, Korabi për të ruajtur rendin me dy skuadrat para tij. Do përballet me Tërbunin që ende nuk ka hequr dorë nga objektivi për tu afruar me tri vendet e para.

Burreli pasi afroi Alcanin në timon, ka gjetur dy fitore radhazi, Sot në shtëpi pret Maliqin. Sakaq një ndeshje interesante për vetë objektivat e skuadrave pritet të zhvillohet në ‘Nexhip Trungu’ të Cerrikut. Turbina pret Butrintin e Banos.

Ndeshjet sot: Të gjitha me start orën 13:30

Besëlidhja-Erzeni

Bylis- Besa

Korabi- Tërbuni

Burreli- Maliqi

Turbina- Butrinti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!