Boniek: Natoins League në 2024 bashkë me CONMEBOL

Pas shortit të djeshëm të Ligës së Kombëve vjen një lajm mjaft i çuditshëm nga zyrat e UEFA-s. Kreu i federatës polake me cilësinë e zv/ presidentit të UEFA-s Zbigniev Boniek duke folur për meczyki.pl për zhvillime të rëndësishme në vitin 2024.

Ai thotë:

“Liga e Kombeve të UEFA-s me këtë format duket e fundit. Ne patëm një takim me CONMEBOL dhe nga viti 2024 ekipet e Amerikës së Jugut do t’i bashkohen turneut.

Çfarë formati do të jetë? Ne po punojmë për të. Ka shumë hapësirë ​​për manovrim. Në Ligën A do të luajnë deri në 22 skuadra, 16 prej të cilave marrin pjesë aktualisht, 6 të tjerat do të jenë CONMEBOL.

4 skuadrat e mbetura do të shtohen në Ligën B. Ligat C dhe D do të luajnë të njëjtat rregulla tani. Asgjë nuk do të ndryshojë “. Në fakt kjo duket si përgjigje ndaj Infantinos për të luajtur Botërorin çdo 2 vite. Për tu parë…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!