Nations/ Kosova në grup me Greqinë

Kosova ka mësuar kundërshtarët e radhës për Ligën e Kombeve 2022-23.

Nations League mund ti sillte kualifikimin në europian por Kosova e cila edicionin e kaluar fitoi grupin D, u mund në Play Off nga Maqedonia e Veriut duke lënë hapur mundësinë e radhës.

Sot “Dardanët” si pjesë e Ligës C, janë shortuar në Grupin C2 teksa do të përballen me Qipron/Estoninë, Greqinë dhe Irlandën e Veriut.

FFK shkruan:

“Dardanët janë përfshirë në Grupin 2 të Ligës C, ku krahas Greqisë janë edhe Irlanda e Veriut, si dhe fituesi i ndeshjes Qipro-Estoni. Këto dy të fundit do të luajnë në ndeshjen e “play-aut”-it për t’u përcaktuar se cila do të mbetet pjesë e Ligës C, e cila do të bie në Ligën D.

Presidenti Agim Ademi pas tërheqjes së shortit është prononcuar për faqen zyrtare, teksa e ka vlerësuar grupin e Dardanëve si pozitiv dhe mundësi për t’i treguar vlerat tona në Ligën C. “Mund të them se ishte një short jo i lehtë për ne, pasi kemi të bëjmë me ekipe që gëzojnë respekt në futbollin evropian. Sidoqoftë, ndoshta është mirë që shmangëm disa prej kombëtareve të papërshtatshme.

Grupi është goxha i nivelizuar, pa marrë parasysh se nga cilat vazo vijnë kundërshtarët. Greqinë e njohim tashmë shumë mirë, ngase kemi katër ndeshje kundër tyre, derisa me ekipet tjera do të përballemi për herë të parë. Unë kam besim në djemtë tanë dardanë dhe besoj në forcën e ekipit. Me ndihmën e tifozëve jam optimist se Kosova në fund të këtij edicioni të Ligës së Kombeve do të jetë e para në Grupin 2 të Ligës C”, ka thënë presidenti Ademi.

Ndeshjet e këtij edicioni në Ligën e Kombeve do të zhvillohen në qershor dhe shtator të vitit të ardhshëm.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!