Atalanta-Vijareal shtyhet për nesër, Kosovare Asllani dy gola në Islandë

727: Anulohet për shkak të reshjeve të dëborës ndeshja Atalanta- Vijareal. paraprakisht u njoftua se sfida e Grupit F do të niste në 21:20 por më pas gjyqtari anglez Tejlor, bisedoi me dy trajnerët dhe u caktua ora 19:00 e ditës së enjte.

727: Kosovare Asllani shënoi dy gola për Champions League për femra ndaj Bredablik të Islandës në udhëtim. Këto momente starton fraksioni i dytë i cili luhet i gjithi nën shoqërinë e reshjeve të dëborës…

727: Zlatko Daliç ka zgjatur kontratën me Federatën kroate të Futbollit për të drejtuar Kroacinë dei në ‘Euro 2024’.

727: Pas SHBA-ve edhe Australia refuzon Lojrat Olimpike Dimërore 2022 në Kinë.

727: COVID-19 rikthen makthin e mbylljeve të impianteve sportive në Angli. Një tjetër mbyllje për stadiumet, do i kushtonte një tjetër dëm kolosal financiar klubeve të fubtollit në Premier League.

727:Komisioni Disiplinor i Ligës Franceze të Futbollit sanksionoi rëndë Lionin pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes kundër Marsejës, kur Pajet u godit nga një shishe e hedhur nga sektori i tifozëve vendas dhe arbitri u detyrua të ndërpresëndeshjen. Lyon është penalizuar me një pikë në renditje dhe do të duhet të riluajë me dyer të mbyllura në stadiumin Groupama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!