Strakosha drejt largimit, Reina i dytë

Që Lacio nuk po arrin të ngrihet në nivelet që kërkon klubi, kjo duket nga shifrat teknikë të ‘erës’ Sarri. Vendi i 9-të aktual në një kampionat me 20 skuadra, fare pak për projektin e Lotitos president dhe Tares drejtor sportiv.

Megjithatë, sipas Gazzetta dello Sport, Lacio po vlerëson çështjen e portierëve:

Strakosha, të cilit i skadon kontrata në vitin 2022, mund të largohet që në janar ndërsa për të ardhmen Reinas, veterani mund të bëhet numri 2 i lacialëve.

Sarri ka simpati sportive për portierin Kepa me të cilin ka punuar te Çelsi, por alternativë e 62 vjeçarit mbetet dhe Neto, ish-Juve dhe Fiorentina, e Barcelona. Portieri kuqezi shihet gjithnjë e më larg Lacios./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!