Përvoja sportive në Tiranë, FSHF inicion eventin

Është zhvilluar nën kujdesin e Federatës Shqiptare e Futbollit workshop-in me temë “Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, Çështje të Zgjedhura Procedurale dhe Fair-Play Financiar”, ku morën pjesë figura të njohura të së drejtës sportive në Europë dhe në Shqipëri.

Në panelin e referuesve ishin Zv.Presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, Drejtori i Departamentit Juridik në FSHF, Aldi Topçiu, Giulio Palermo avokat në studion Archipel në Gjenevë, Jacopo Tognon, Avokat, Pedagog i Universitetit të Padovas dhe Arbitër në KAS si dhe William McAuliffe, Kreu i Disiplinës në UEFA.

Në këtë workshop merrnin pjesë anëtarët e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, anëtarët e Komisionit të Apelit, DHKZK dhe Komisionit të Licencimit si dhe juristë e përfaqësues të klubeve anëtare të FSHF-së.

Në fjalën hapëse të këtij takimi pune Zv.Presidenti i FSHF-së, Libohova, u uroi mirëseardhjen miqve në Shtëpinë e Futbollit për këtë workshop mbi arbitrazhin sportiv dhe fair play-n financiar ndërsa vlerësoi faktin që ky event i rëndësishëm me ekspertë ndërkombëtarë zhvillohet nga FSHF.

“Ky event mbart një rëndësi të posaçme për FSHF-në në disa aspekte. Së pari në nivel teknik është i rëndësishëm për shkëmbimin e eksperiencave mes trupave tona juridike dhe eksperteve te se drejtës sportive ne Evrope. Drejtësia sportive tashmë është konsoliduar tashmë edhe brenda organeve vendimmarrëse të FSHF-së ndonëse jashtë federatës ajo le ende për të dëshiruar. Së dyti në nivel njohjesh ky workshop duhet të shërbejë për klubet tona anëtare si urë lidhjeje me ekspertët e huaj për të shkëmbyer eksperienca dhe pse jo, për të vendosur bashkëpunime në të ardhmen”, – tha Libohova.(FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!