Mësohet shorti i Kupës së Botës për Klube

Nga 3 deri në 12 shkurt 2022, Botërori i Klubeve në Emiratet e Bashkuara Arabe

FIFA zyrtarizon shortin për Kupën e Botës për Klube. Formacioni me shtatë skuadra u kompletua të shtunën kur Palmeiras fitoi Copa Libertadores.

Çelsi me statusi e kampionit të Europës është i kualifikuar në gjysmëfinale dhe i duhet të presë në raundin e parë të turneut që do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fillimisht, do përballen Al Jazira kundër Auckland City dhe fituesi i këtij dueli do takohet me Al Hilal. Fituesi takohet me Çelsin.

Sakaq, gjysmëfinalja tjetër do zhvillohet ndërmjet skuadres brazlinae Palmeiras me fituesin e çiftit Al Ahy SC – CF Monterrey.

Ndërkohë, për t’u ratifikuar kalendari i Çelsit të Tomas Tuhel. Blutë e Londrës kishin në program takimer e Premier League më 8 shkurt ndaj Brajton (jashtë) dhe do të priste Arsenalin më 12 shkurt.Sportiim.al

Grafika e shortit të ndeshjeve në UAE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!