Skandali, Belenenses luan me 9 futbollistë ndaj Benfikës

Derbi i Benfikës, Belenenses- Benfika përfundoi 0-7. Rezultati nuk njihet, pasi ekipi vendas hyri në fushë me dy futbollistë më pak.

Mori vemendje botërore ajo që ndodhi dje në ndeshjen mes Belenenses dhe Benfikës në kampionatin elitar portugez. Arsyeja lidhet me të zotët e shtëpisë që zbritën në fushë me 9 lojtarë (përfshirë dy portierë) për shkak të COVID-19.

Situata te klubi portugez ishte shumë e rënduar ndërsa plot 17 futbollistë e pjestarë të klubit ishin të infektuar.

Një “Turp”, shkruan A Bola, sipas të cilës ndeshja nuk duhej të luhej. Sipas Record në Portugali “Preket fundi”. Rezultati i ndeshjes 0-7 për Benfikën, ende nuk është zyrtarizuar nga Federata Portugeze e Futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!