Kukësi për të kapur…Tiranën

Superiorja sot mbyll javën e 10-të të saj teksa në “Elbasan Arena” dhe në stadiumin “Laçi” do të zhvillohen përkatësisht sfidat Dinamo-Kastrioti dhe Kukësi- Egnatia.

Sigurisht zhvilimet e javës ndërsa Tirana kryesuese u ndal në Korçë 0-0 me Skënderbeun e bëjnë garën në vijim mjaft interesante. Madje që sot teksa Kukësi eventualisht me një fitore ndaj Egnatias, mund të vijë me vetëm një pikë pas bardhebluve. Verilindorët aktualisht skuadra më në formë e Abissnet Superiore. Egnatia ka treguar shpesh se di të sillet si skuadër jo debutuese…

Ndërkohë Dinamo- Kastrioti pritet të shoqërohet nga rivaliteti sportiv në të gjithë treguesit e tij. Fakti që blutë janë defiçitarë në pikë por dhe gjëndja e vështirë e krutanëve në fund të renditjes, janë indicje të një takimi emocionues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!