Bylis e Korbai favoritë, Erzeni, prova e forcës në Sarandë

Erga Kenga

Kategoria e Parë sot në fushë për javën e 11-të saj. Pas zhvillimëve në mesjave teksa u luajt e 10-ta, skuadrat e formatit të një grupi të vetëm me 16 skuadra, sërish me sfida interesante. Në letër spikasin disa duele prej të cilave asgjë nuk mund të qartësohet para startit.

Erzeni i vendit të dytë viziton Sarandën aty ku e pret formacioni i teknikut Artan Bano. Ndërkaq me Besëlidhjen e gjallëruar me katër fitore radhazi, takimi me Tërbunin sot në stadiumin ‘Besëlidhja’ pritet me mjaft interes.

Po kështu edhe takimet në Luz, Besa- Tomori, në ‘Gjorgje Kyçyku’ mes Pogradecit dhe Apolonisë apo në ‘Nexhip Trungu’ e ‘Liri ballabani’ ku Turbina- Shkumbini e Burreli- Lushnja, gjithnjë kanë prodhuar risi.

Kalendari i javës së 11-të, ndeshjet sot me fillim orën 13:30

Butrinti-Erzeni

Besa- Tomori (në Luz)

Besëlidhja- Tërbuni

Bylis- Maliqi

Turbina- Shkumbini

Pogradeci- Apolonia

Korabi- Vora

Burreli- Lushnja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!