Tirana ndalet në Korçë, Vllaznia kalon Laçin

Ditën e sotme dy ndeshje të javës së 10-të Abissnet Superiore.

Skënderbeu- Tirana 0-0

Në Korçë, Skënderbeu i bëri ballë mjaft mirë bardhebluve të Tiranës në një takim i cili nisi të ‘lëvizte’ kryesisht në fraksionin e dytë. Dhe merita i takoi formacionit të Memellit i cili në disa raste kërcënoi portën e Bekajt. Tirana edhe pse dominoi territorialisht, u pa konfuze në finalizim me dyshen Ngo- Seferi.

Vllaznia- Laçi 1-0 (Da Silva 49′)

Ndërkaq ndeshja kryesore e javës, luajtur në mbrëmje në ‘Loro Boriçi’ mes Vllaznisë dhe Laçit pati adrenalinë dhe luftë të fortë sportive. Mungesat e Lushkjes dhe dëmtimi i Mazrekajt pak minuta para startit, kondicionuan jo pak laçianët e Josës. Megjithatë Vllaznia u shfaq cinike dhe u paraqit disa herë para portierit Dajsinani.

Goli i vetëm i takimit u shënua pas një aksioni model të kuqebluve në të 49-ën. Hakaj lëviz nga krahët, pasimi i përpiktë për Viktor Da Silvën me brazilianin që kap në kundërkohë portierin bardhezi. 1-0./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!