River Plate, titulli në Argjentinë

Falë fitores 4-0 ndaj Racing, e 17-ta radhazi pa humbje, River Plate u çertefikua si kampion i Argjentinës për sezonin 2021-22. Me tre javë përpara se gara të mbyllet zyrtarisht.

Skuadra e Marçelo Galardos dominoi turneun nga fillimi deri në fund. Ata u korurëzuan kampionë me 12 pikë përpara befasisë Talleres dhe Defensa y Justicia që aktualisht kanë nga 40 pikë.

Ndërkaq skuadra tjetër e famshme Boka Zhunior është e pesta me 16 pikë prapa. Ky është triumfi i 35-të për Milionerët, të cilët nuk kishin festuar në shtëpi që nga viti 2014, kur Ramon Diaz ishte ende në stol.

Trajneri Galardo arrin kulmin, sepse River Plate me të në krye, ka fituar gjithçka: 2 Libertadores, 1 Sudamericana, 3 Recopas, 3 Kupa Argjentinase, 2 Superkupa dhe tani edhe një kampionat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!