Fiton Prishtina, derbi i Gjilanit…
Superliga e Kosovës sot me dy takime për javën e 15-të të saj.
Skuadra e Prishtinës e ka mposhtur Feronikelin me rezultat 2-0 ndërsa Dukagjini dhe Ulpiana mbyllën pa fitues 1-1.
Me fitoren e realizuar ndaj Feronikelit, Prishtina ka kaluar në vendin e pestë me 21 pikë. Feronikeli prek fundin me një situatë thuajse të dorëzuar.
Dukagjini mbetet i teti me 16 pikë, ndërsa Ulpiana pozicionohet e shtata me 17 pikë. Për tu luajtur tri duelet e mbetura të javës.
Spikat derbi i Gjilanit në program të enjten. Të gjitha takimet nisin në 13:00
Java e 15-të
të enjten, 13:00
Ballkani- Malisheva
Drenica- Llapi
Gjilani- Drita
Të luajtura:
Prishtina-Feronikeli 2-0
Dukagjini-Ulpiana 1-1