Çmimi Fair Play i FIFA-s, Kjaer, Ranieri e Braun

FIFA ka publikuar listën e kandidatëve për çmimin Fair Play, çmim që i jepet autorit të gjestit më të bukur në fushat e futbollit në vitin aktual.

Simon Kjaer, stafi mjekësor danez dhe të gjithë ata që ndihmuan në shpëtimin e jetës së Kristian Eriksen u nominuan së bashku me Klaudio Ranierin, i cili rezervoi “pasarelën e nderit” për kampionin e Seria A, Inter si trajner kundërshtar.

I treti është Scot Braun, ish-kapiteni i Celtic, i cili vajti për t’i shprehur solidaritit lojtarit Kamara gjatë nxehmjes përpara se Old Firm të luante marsin e kaluar në ‘Celtic Park’. Mesfushori i Renxhers kishte pësuar një akt diskriminues gjatë ndeshjes së Europa League kundër Sparta Pragës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!