Champions, Barça për biletën e dytë në Grupin E

Nisin sot ndeshjet e raundit të 5-të të Champions League faza në grupe.

Me dy ndeshje nga fundi, skuadrat e paklauafikuara kanë ende mundësi për të përparuar. Kështu në Grupin E aty ku Bajern e ka siguruar biletën e parë, sot radha e Barcelonës me Ksavin në timon. Fitorja eventuale në ‘Camp Nou’ ndaj Benfikës, i jep praktikisht biletën e dytë katalanasëve.

Ndryshe duket situata te Grupi F. Junajtid dhe Vijareal kanë nga 7 pikë. Atlanta dhe Jang Bojs ndjekin me nga 5 pikë.

Thuajse identike situata te Grupi G teksa Salsburg kryeson me 7 pikë. Ndjekin Lilë e Volfsburg me 5 për t’i lënë vendin e fundit Seviljes me 3 pikë.

Grupin H ka pak për të zgjidhur. Juventus e ka siguruar kalimin por dhe Çelsi që vjen i dyti me 9 pikë.

Programi i Ligës së Kampionëve sot 23 nëntor 2021, faza e grupeve:

18:45

Dinamo Kiev- Bajern Mynih

Vijareal- Mançester Junajtid

21:00

Barcelona- Benfika

Jang Bojs- Atalanta

Sevilja- Volfsburg

Lilë-Salsburg

Çelsi- Juventus

Malmo-Zenit /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!