Teuta e përgjysmuar ndaj Skënderbeut, Martini: ja dalim

Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini skuadra e Teutës zhvilloi këtë pasdite një seancë të karakterit tekniko-taktik ku stafi dha direktivat e fundit. Adolf Selami, Albano Aleksi, Reuben Akuah,mungesa për shkak të kartonëve të verdhë. Mungon dhe Xhekson për kartonin e kuq të marrë në fund te sfida e humbur 2-0 me Laçin.

Para takimit me Skënderbeun në Kamëz në program të dielën foli trajneri Edi Martini:

Martini:

“Ishte detyrim kualifikimi në çerekfinale. Luajtëm me gjysmë ekipi. Pushimi na ka shërbyer për anën fizike, por kemi disa lojtarë të dëmtuar dhe na ka penguar në stërvitje.

Ekipet janë aty-aty, edhe pse Skënderbeu është poshtë në renditje. Mos të harrojmë që javën e fundit ata fituan me Kukësin. Një lojtar të mungojë është shumë, jo më pesë.

Është ndeshje e fortë me Skënderbeun. Mund të fitosh, por goleada nuk mund të ketë. Synimi është të fitojmë dhe do e kërkojmë nga fillimi në fund këtë gjë. E kam thënë edhe më parë që po kalojmë një tranzicion. Ekip do ringrihet fizikisht dhe do jemi në rrugën e duhur.

Normalisht e kam formacionin në kokë, pasi mund të ketë ndonjë ndryshim të vogël.Kampionati sivjet është njëlloj si vjet. Vjet ishte Vllaznia ndërsa sivjet po ndodh me Tiranën. Normal do ketë luhatje. Gjithsesi unë shpresoj që të bëjmë kampionatin e vjetshëm”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!