Partizani peng i barazimëve…

Tifozët e Partizanit në fund, kontestojnë skuadrën dhe trajnerin Daja

Abissnet Superiore, java e 9-të: Partizani- Laçi 1-1 (Cara 79’/ Shehu 34’pen)

Në ‘Air Albania Stadium’ Partizani- Laçi ndeshja e mbrëmjes pa fitues. Të dyja skuadrat e kanë nisur me lojë të kujdesshme takimin i cili për minuta të tëra nuk afroi mundësi shënimi të pastra.

Në të 11′-ën Mala tenton nga distanca por gabon duke e kaluar topin shumë mbi tra. Radha e Laçit vjen në të 22′ me Mazrekaj duke hedhur një top të rrezikshëm që Teqja e largon me vështirësi.

Në rastin e parë të vërtetë shënohet gol. Aksion model i bardhezinjëve në të 33 me Mazrekajn nga e majta. Sfera shkon te Deliu i cili pengohet nga Musta. Fillimisht lojë nga Xhaja më pas VAR e penallti. Godet Julian Shehu, Laçi përpara në të 34′.

Në pjesën e dytë Partizani e nis me ndyshime pasi Daja hedh kartën Kaçe. Loja rritet dhe të kuqtë në dy raste i afrohen barazimit. Fillimisht Zhunior godet keq më kokë dhe më pas vetë kaçe humb një mundësi nga afër. Për të ardhur në të 79′-ën.

Goditje e lirë për Partizanin nga djathta. Topi shkon në zonë te shtylla e dytë dhe gjën Carën për të devijuar drejt e në rrjetë. Ka sërish VAR ndërsa gjyqtari Xhaja për herë të dytë sheh vetë monitorin. Goli vlen dhe Partizani merr barazimin.

Në fund tifozët e skuadrës kryeqytetase të pakënaqur kanë lakuar emrin e trajnerit Ilir Daja duke shprehur hapur pakënaqësinë nda këtij Partizani që mbetet peng i barazimëve.

Të kuqtë ngjitën në kuotën e 9 pikëve, bardhzinjtë marrin të 12-ën sezonale./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!