Nis Vllaznia, Partizani- Laçi dueli i mbrëmjes

Kupa me turin e dytë në të kthimit luajtur në mesjavë, i parapriu javës së 9-të të Abissnet Superiore e cila nis sot me dy takime. Kështu në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës në 16:45 do të ndeshën Vllaznia-Kastrioti ndërsa në ‘Air Albania Stadium’, Partizani-Laçi.

Vllaznia- Kastrioti 16:45:

Për Vllazninë pas dy humbjeve dhe një barazimi në tri javët e fundit, fitorja kthehet në detyrim paçka se përballë do të ketë krutanët të cilët edicionin e kaluar e ndalën skuadrën e Brdariç duke i paraprirë më pas krizën e gjatë të rezultatëve. Në fakt, vetë Kastrioti po vuan dhe nuk po ia del të imponohet duke u pozicionuar pas 8 javëve në fund me 5 pikë.

Trajneri kroato- gjerman tha dje se Vllaznia di si do të luajë ndaj krutanëve. Ai shtoi se kontigjentin e ka të plotë. Fitorja 6-1 me Pogradecin në Kupë dhe sheshimi i polemikave me lojtarë të caktuar (rasti Latifi) por dhe avantazhi fushë janë në favorin e kuqebluve.

Gjykon: Erjon Bastari.

Partizani- Laçi 19:45

Në ‘Air Albania Stadium’ Partizani- Laçi e gjitha për tu ndjekur. Te kampi i kuq, pas fitores së parë në kampionat me Kastriotin janë optimistë se skuadra e ka kaluar ngërçin e fillimit të sezonit dhe se në praktikën sportive në vijim, rezultatet do të vijnë.

Rekuperimi i të dëmtuarëve Ergys Kaçe, Herald Marku, Tedi Cara por dhe gjetja e gjuhës së përbashkët me Krsiti Koten (polemikat trajner- lojtar i përkasin së shkuarës), i japin mundësi trajnerit Daja të riformatojë një skuadër konkurente. I vetmi jashtë mbetet portieri Alban Hoxha (ende në rekuperim).

Rivali një emër aspak i panjohur për Partizanin. Me Josën në timon, bardhezinjtë janë tjetërsuar dhe tri fitoret radhazi e kanë nxjerrë Laçin te zona lart. Kurbinasit janë të plotë. I vetmi dyshim te ta Van Dejv Harmon i cili vjen pas grumbullimit me kombëtaren e Liberisë.

Gjykon: Juxhin Xhaja.

Java e 9-të Abissnet Superiore:

16:45 Vllaznia-Kastrioti

19:45 Partizani- Laçi (Air Albania Stadium)

Të dielën:

13:45 Teuta- Skënderbeu (Kamëz)

Të hënën:

16:45 Dinamo- Egnatia (‘Elbasan Arena’)

19:45 Kukësi- Tirana (Loro Boriçi) /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!