Shqipëria zbret tre vende

Fitorja e fundit ndaj Andorës nuk mjafton, Kombëtarja Kuqezi zbret disa vende…

FIFA ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve të futbollit të meshkujve. Shqipëria pas humbjes shokuese me Anglinë 5-0 ka rrëshqitur ndjeshëm në krahasim me një muaj më parë.

Kombëtarja e Shqipërisë figuronte në vendin e 63-të një muaj më parë me 1374.33 pikë. Sot rezulton në vendin e 66-të me 1374.98 pikë.

Ndërkaq bën progres Kosova duke u pozicionuar në vendin e 111 me 1163.05 pikë. Italia nuk u kualifikua në Grup për ‘Katar 2022’ e kjo bëri që të kaltërit të zbresin në ranglistë. Nga vendi i katërt te i gjashti.

Sakaq, Belgjika nuk lëviz nga vendi i parë. Ata ndiqën nga Brazili dhe Franca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!