Çelsi pikas Gavin, Barça, harrojeni

Shklëqeu me kombëtaren e Spanjës por dhe me Barcelonën skuadër. Mesfushori 17 -të vjeçar Gavi, i prin listës së re të futbollistëve të talentuar të dekadës së ardhëshme. Dhe menjëherë klube të mëdha në kërkim të sherbimëve të tij.

Konkretisht Çelsi i Roman Abramoviç dëshiron t’i rrëmbejë Barcelonës Gavin. Në bisedime prej javësh për të rinovuar kontratën e tij, mesfushori 17-vjeçar aktualisht ka një klauzolë përfundimi prej 50 milionë eurosh, të cilën blutë do të ishin gati ta paguanin menjëherë.

Për Barçën është një garë me kohën, paçka se lojtari ka deklaruar disa herë se e sheh veten me fanellën Blaugrana për një kohë të gjatë. Te klubi i Laportës ka optimizëm për qëndrimin e tij. Marrëveshja e re me Barçën duhet të përfshijë një klauzolë 1 miliardë eurosh. Gjithnjë nëse Gavi apo “Ksavi” i ri të mbetet te Barça./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!