Mercedes me prova të reja, Verstapen rrezikon…

Mund të ketë penalitete për holandezin. Nëse fajtor mund ti zbritën tri pikë ose të niset nga fundi në garën e Doha-s (Katar).

Seanca dëgjimore e Mercedes në lidhje me kërkesën për rishikim të episodit të diskutueshëm që ndodhi në xhiron e 48-të të Çmimit të Madh të Brazilit fillon në orën 15:00.

Kanë qënë derjtuesit e Mercedes ata që kanë insistuar dhe shtuar prova të reja mbi incidentin Verstapen- Hamliton me të dy pilotët që dolën jashtë piste për tu rikthyer në garë.

Nëse provat e reja të sjella nga Mercedes, vlerësohen të rëndësishme, FIA mund të diskutojë më tej rastin dhe të ndërmarrë veprime të reja në mbrëmje.

Maks dhe përfaqësuesit e Red Bull pranohen në seancën dëgjimore, gjatë së cilës paneli i komisionerëve do të vendosë nëse testet e reja të sjella nga Mercedes (një xhirim frontal në bord i episodit nga Red Bull i Verstapen) janë të rëndësishme dhe e pranueshme./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!