Kupa në të kthimit, spikat Kukësi- Egnatia

Kupa e Shqipërisë, edicioni i 70-të, do të ecë sot me takimet e kthimit të turit të dytë kualifikues. Ato do të zhvillohen të gjitha me fillim nga ora 13:30. Sikundër dhe parashikon rregullorja ky edicion nuk ka gol fushe por kjo fazë e garës edhe pa teknologjinë VAR.

Në Grupin A, Teuta, dhe Partizani në letër, duket se kanë mbyllur kualifikimin pasi në të vajtjes kanë fituar në transfertë me Korabin dhe Besëlidhjen. Në diskutim të plotë dy përballjet e tjera Skënderbeu- Bylis (1-1) dhe Tirana- Dinamo (0-2).

Ndërkohë në Grupin B, Vllaznia do të luajë ndaj Pogradecit në Shkodër një takim thuajse pa shumë impenjim. Në ndeshjen e parë kuqeblutë kanë triumfuar me rezultatin 2-0.

E njëjta gjë vlen dhe për Laçin në ndeshjen e Pezës me Tomorin. Bardhezinjtë fituan në të vajtjes 0-1.

Kukësi- Egnatia një finale e madhe sot në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Shifrat 1-3 në favor të Egnatias në sfidën e parë intrigojnë biletën e skuadrës që kërkon 1/8 -at.

Kastrioti dhe Flamurtari në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës për të gjetur ndonjë gol. E para, luajtur në Vlorë, ishte e bardhë 0-0.

Ndërkaq, Tirana-Dinamo i parashikuar më herët për në ‘Elbasan Arena’ spostohet në Air Albania Stadium’. Derbi kryeqytetas zhvillohet të enjten në 19:45. Ndeshja e parë 2-0 për Dinamon e cila niset favorite…

Ndeshjet e kthimit në program për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë:

Sot, 13:30

Grupi A:

Teuta- Korabi (1-0)

Partizani- Besëlidhja (1-0) Cerrik

Skënderbeu-Bylis 1-1

Grupi B:

Vllaznia- Pogradeci (2-0)

Laçi- Tomori (1-0) Pezë- Helmës

Kukësi- Egnatia (1-3) Vlorë

Kastrioti- Flamurtari (0-0) Fushë-Krujë

Grupi A:

Të enjten 19:45

Tirana- Dinamo (0-2) Air Albania

Në kllapa ndeshjet e vajtjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!