Kthehet Alves, Laporta ka listë hyrëse për Mesin e Iniestën

Pas Ksavit trajner, te Barcelona rikthehet edhe Dani Alves i cili sikundër trajneri ka shkruar historinë e klubit pak vite më parë. Sot mbrojtësi brazilian, 38 vjeç, u prezantua në ‘Camp Nou’ si futbollisti më i ri Blaugrana.

Laporta sipas të gjitha gjasave do të shohë të ecë përpara me të tjerë emra që kanë spikatur në të shkuarën. Mesi e Iniesta janë në listë hyrjeje. Ata po luajnë te PSG dhe Visel Kobe në Japoni.

Rikthimi i Mesit dhe Iniestës? “Asgjë nuk përjashtohet, Sot ka ndodhur me Danin ndërsa në ditët e ardhshme mund të rikthehen edhe ata. Bëhet fjalë për personalitete që i kanë dhënë shumë Barcelonës. Për momentin nuk mund të them asgjë më shumë, pasi janë nën kontratë me klube të tjera”, deklaroi Laporta sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!