Ksavi e nis me ndryshime në “statut”

U kthye si trajner dhe pasi u prezantua si i tillë te Barcelona, Ksavi Henandez, ka vendosur të vendosë rend. Paraprakisht me disa norma të reja funksionimi:

Rregullat paraprake të Ksavi Hernandez:

1 – Xavi do të vendosë një orar të ri për stërvitje: afati i fundit për ardhjen e lojtarëve do të jetë në orën 9.30, ose një orë e gjysmë para fillimit të seancës. Në këtë mënyrë do të ketë hapësirë për bisedime individuale mes lojtarëve dhe trajnerit.

2 – Ndryshojnë oraret edhe për stafin, me ndihmësit e tij dhe pjesëtarët e tjerë të dhomave të zhveshjes, të cilët duhet të jenë të pranishëm 2 orë përpara seancës, për të qenë gati për ardhjen e lojtarëve.

3 – “Blaugranët” gjatë ditëve do të duhet të drekojnë ekskluzivisht në dhomën e ngrënies së klubit, me një dietë të vendosur sipas parametrave të dietologëve të klubit.

4 – Xavi do të vendosë një kod të ashpër sjelljeje, me gjoba të parashikuara edhe për faullet e kryera në stërvitje. Kjo ide u mor direkt nga Guardiola.

5 – Do të ketë edhe gjoba për të ardhurit e vonuar, të cilat do të rriten vazhdimisht në rast të gabimeve të përsëritura: gjoba e parë do të paguhet 100 euro, e dyta do të rritet në 200 e kështu me radhë.

6 – Do të ketë edhe kontroll të aktivitetit të jashtëm të skuadrës para ndeshjeve: lojtarët duhet të kthehen në shtëpi, më së voni deri në mesnatë.

7 – Xavi do të zgjedhë lojtarët që do të dërgojë në fushë në bazë të një sistemi meritokracie. Nuk do të ketë titularë të përhershëm: vendi në ekip duhet të fitohet me përkushtim, si gjatë ndeshjeve ashtu edhe në stërvitje.

8 – Xavi dhe stafi i tij do të monitorojnë të gjitha aktivitetet e lojtarëve, që mund të ndikojnë në performancën e tyre në fushë. Për shembull, shumë udhëtime private do të ndalohen.

9 – Të gjitha aktivitetet potencialisht të rrezikshme të lojtarëve, do të ndalohen. Gjithashtu Xavi dëshiron të shmangë dëmtimet e reja në çdo mënyrë, duke kufizuar lojtarët me dënime për shkelje.

10 – Së fundi, të gjithë lojtarët duhet të ruajnë imazhin e mirë të klubit: duhet të respektojnë rregullat, të përshëndesin dhe të ndërveprojnë me tifozët, të inkurajojnë ekipin dhe të shmangin sjelljet e këqija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!