‘The Best’, FIFA jep çmimet në 17 janar

Krahas eventit të madh të ‘Topit të Artë’ nga France Football, FIFA përcakton modalitetet dhe datën e çmimëve të saj.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “The Best” do të zhvillohet të hënën më 17 janar të vitit të ardhshëm në Gjenevë, njoftoi Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA).

Eventi do të mbetet virtual, “në përputhje me masat shëndetësore”, thanë organizatorët.

FIFA do të ndajë 11 çmime dhe sigurisht më tingëllues janë ato për futbollistin më të mirë të vitit. Gjithashtu do të zgjidhen trajnerët më të mirë, 11 më të mirët, çmimi Fair-Play, çmimi Puskas për golin më të mirë të sezonit…

Procesi i votimit fillon të hënën më 22 nëntor dhe përfundon të premten më 10 dhjetor.

Ceremonia e ndarjes së çmimit “Topi i Artë” i France Football do të organizohet më 29 nëntor të këtij muaji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!