Legia prek fundin, Kastrati shmang Kosovën…

Shqiptarët kanë një arsye më shumë për t’i hedhur një sy ecurisë së Legias së Varshavës në kampionatin polak. Futbollistët Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka dhe Lirim Kastrati, janë pjesë e skuadrës kampione të Polonisë e cila së fundi nuk po ecën aspak mirë në kampionatin aktual.

Tri humbjet radhazi, ndërthurur me ndeshjet e mëparshme e kanë spostuar si kurrë më parë Legian në vendin e parafundit (vendi i 17 nga 18 ekipe në garë).

Me alarmin prezent, klubi njofton në rrjete se Lirim Kastrati nuk do ti bashkohet Kosovës për takimin miqësor me Jordaninë dhe zyrtaren me Greqinë.

“Lirim Kastrati me kërkesë të tij dhe në marrëveshje me federatën kombëtare nuk do të marrë pjesë në grupimin e radhës të përfaqësueses kosovare. Lojtari do të përgatitet me skuadrën për ndeshjet e ardhshme të Legia Warszawa”, shkruan Legia në Twitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!