Skënderbeu do fitore, Kukësi optimist

Presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj ndjek seancat e skuadrës që nga e mërkura. Falet Elvi Berisha.

Skënderbeu- Kukësi do të hapë javën e tetë të Abissnet Superiore sot. Në Korçë, me fillim nga ora 16:45, në fushë dy nga skuadrat që rivalizuan për trofe për afro një dekadë në Superiore.

Sot situata duket totalisht ndryshe. Ekipi i Memellit dergjet në fund të rënditjes me 3 pikë ndërsa Kukësi i Longos i dyti me 14 pikë. Në fakt, Skënderbeu edhe pse ka rujatur kontigjentin e edicionit të shkuar sot do duhet të bëjë një marsh më shumë. Pritet rikthimi i Zguros por ajo që duket e sigurtë është zyrtarizimi në formacion (pas masës disiplinore nga vetë klubi) i Elvi Berishës.

Ndërkaq java për të mbrritur te ky duel ka patur risi te udhëtuesit. Skuadra verilindore u mund në Kupë nga Egnatia ( e vajtjes) 3-1 por te kampi i tyre ky dështim është marrë me sportivitet. Ishte vetë trajneri Longo i cili në një dalje mediatke ka deklaruar se Kukësi udhëton drejt Korçës për të marrë tri pikë.

Ata (Skënderbeu) mund të jenë të kënaqur dhe me një barazim por ne shkojmë atje për të fituar. Egnatia? Më mirë që erdhi dështimi në atë moment. Besoj se Kukësi pavarësisht humbjes do të kualifikohet në masën 80%”, ndër të tjera trajneri italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!