Daja: Me ritëm të lartë ndaj Kastriotit, pres kthesën

Ilir Daja rikthehet në krye të skuadrës. Këtë radhë për të udhëhequr grupin e tij te Partizani në takimin e Kamzës me Kastriotin vendas. Në konference, Daja i thotë të gjitha. Madje shton se përpos raportit të mirë me drejtuesit, nuk i shmanget përgjegjësive. Një klub si Partizani ende nuk ka fituar një ndeshje. Daja e ndjen presionin…

Daja:

Vështirësia për të qenë larg skuadrës si pasojë e pezullimit- “E vështirë se nuk e ndjen siç je në fushë, nuk përcjell mesazhet për lojtarët dhe trajneri duhet të jenë në pankinë jo në tribunë. Kemi një krizë rezultatesh dhe kjo është evidente se Partizani nuk është mësuar të ketë 7-të pikë në 7-të javë.

Por, jemi ndeshur edhe me pretendentë për kampionatin dhe ekipet nuk na kanë dominuar. Ne kemi dominuar, por kemi gabuar. Kemi filluar edhe lojën në disavantazh dhe ne kemi edhe lojtarë të rinj që në këtë situatë, duke pasur parasysh edhe pritshmëritë rritet presioni.

Kastrioti- “Nuk ka diferenca të mëdha. Kastrioti vjen me moral të lartë se ka barazuar me kampionët në fuqi javën e fundit. Kanë dyluftime të forta dhe kjo e vështirëson transfertën në Kamëz, por presim kthesën dhe të japim më shumë se Kastrioti për të shkuar te fitorja e parë.

Ne jemi një ekip që agresivitetin e kërkojmë nëpërmjet ritmit të lojës, kryesisht tranzicionit. Lojtarët kanë bagazh të mirë teknik, me VAR janë ulur ndërhyrjet e rënda dhe ne duhet të shtojmë dozën e luftimit, por të mos dalim nga karakteristikat. Nesër duhet të shtojmë lëvizshmërinë në fushë sepse Kastrioti e ka prioritet dyluftimin e fortë brenda rregullave. Ne nuk duhet të konfrontohemi në dyluftime, por të kemi më shumë ritëm”.

Kastrioti treni i fundit- “Kthesën e kemi pritur javë pas jave. Fitorja duhet të vijë në baza logjike, me mendjen akull dhe zemrën flakë. Jemi në kontakt përditë me drejtorin, kemi edhe mendime ndryshe, por marrëdhënia është e shkëlqyer. Kam kontaktuar me drejtuesit për të parë zgjidhjen e situatës, nuk i shmangem përgjegjësive. Kemi analizuar çdo gjë me detaj, do bëjmë më të mirën në çdo ditë”.

Mungesat- “Kemi 4-5 javë që kemi mungesa, Cara ka pasur probleme dhe Kaçe. Por, kemi një kontigjent që mund t’i minimizojmë mungesat. Nëse nuk japim maksimumin do ta kemi të vështirë për të fituar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!