UEFA/ Votohet goli i Europa League, Berisha fitues

Futbollisti i skuadrës turke u shpall dhe njeriu i ndeshjes Antverp-Fenerbahçe

U luajtën ë enjtën ndeshjet kualifikuese në Europa League për gjithë grupet e kontinentit. Shqiptarët ishin të shumtë por ata që u ftuan në apel duket se mbetën lojtarët e golit.

Në këtë aspekt, UEFA për të patur një ide nga “poshtë”, ftoi përmes rrjeteve sociale tifozët të votonin për golin më të bukur të ndeshjeve të katërta të fazës në grupe të Europa League.

Goli i Myrto Uzunit për Ferencvarosh në humbjen 2-3 ndaj Seltik dhe goli i Mërgim Berishës në fitoren 0-3 të Fenerbahces ndaj Antverp ishin në listë bashkë me golat e Sofiane Fegouli të Gallatasarait dhe Said Benrahma të Uest Hem shënuar ndaj Lokomotivës së Moskës dhe Genkut.

Në fund gjysmëroveshata e Mrgim Berishës shënuar në Belgjikë ndaj Anverp u shpall fitues. Padyshim që dhe goli i beratasit Uzuni një kryevepër. Shqiptarët progresojnë…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!