Muçi nis nga stoli, Kumbulla projektohet titullar

Sot ndaj Bodo Glimit, për Conference League, Zhoze Murinjo trajneri i Romës, pritet t’i japë një fanellë titullari mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla. Së paku kështu raportohet nga TMW e cila bën të ditur formacionet e mundshme të skuadrave italiane në kupat e europës.

Por dhe te Lacio paraprakisht do të nisin Strakosha dhe Hysaj ndërsa Muriqi duket i favorizuar ndaj Imobile për një vend në sulm. Lacio ndeshet në Marsejë me vendasit për Europa League grupi F.

Te sfida e Varshavës mes Legias dhe Napolit në program në 18:45 (Europa League, Grupi C) ka risi.

Përpos situatës në grup me polakët kryesues (6 pikë) dhe napoletanët ndjekës (4 pikë), në fushë janë nga starti Lirim Kastrati për Legian dhe Amir Rrahmani për Napolin.Muçi dhe Çelhaka nisin nga stoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!