Laporta pret…Ksavin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, tha sot se ka gjetur mbështetje pozitive për të angazhuar Kavi Hernandez si trajner të ri të Barcelonës.

Laporta refuzoi të konfirmojë se Ksavi do të pasojë definitivisht Ronald Koemanin, i cili u shkarkua të mërkurën ndërsa shpjegoi se Barça ka disa mundësi zgjedhjeje.

Në fakt, në Spanjë e konsiderojnë të mbyllur marrëveshjen Barcelona- Ksavi. Madej shtojnë se ish-mesfushori i historisë së futbollit botëror, javën e ardhshme do të zyrtarizohet si trajner i ekipit Blaugrana.

Aktualisht tekniku drejton, Al Saddin në Katar, në krye të së cilës do të jetë edhe për dy ndeshje përpara se të largohet. Për afrimin e tij te Barcelona ka folur i sigurtë dhe Pep Guardiola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!