Ngjitet Shqipëria, ranglista me ndryshime

Shqipëria A pas performancave të dy muajve të fundit në kualifikuese të ‘Katar 2022’ ka fituar 3 pozicione në renditje.

FIFA ka publikuar pozicionet e reja për muajin tetor ndërsa me 1374.33 pikë, 5.6 pikë më shumë se muajin e kaluar Shqipëria lë pas në renditje Slloveninë, El Salvadorin dhe Afrikën e Jugut.

Nga ana tjetër Kosova ka humbur 4 pozicione duke zbritur nga vendi 109 në të 113-in. Humbjet ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë e kanë penalizuar formacion Dardan që së fundi largoi edhe trajnerin Shaland.

Renditja e FIFA-s për muajin tetor kryesohet nga Belgjika. Pas vijnë Brazili, Franca, Italia, Anglia etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!