FIFA vendos, Botërori i Klubëve në Emirate

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, veç tentativës për të bërë Botëror çdo 2 vite, njoftoi sot se Botërori i radhës i Klubeve do të luhet në Emiratet e Bashkuara Arabe në muajin e parë të vitit 2022. Për tu përcaktuar datat.

Për shkak të pandemisë, Japonia e projektuar si organizatore u tërhoq duke i detyruar drejtuesit e FIFA-s të gjenin një tjetër vend organizator.

Për herë të parë Botërori i Klubeve do të organizohet me 24 skuadra. Sakaq ishte menduar që një edicion me aq shumë klube të zhvillohej këtë vit në Kinë, por aktiviteti u anulua (shkak pandemia) e tashmë duhet të presim janarin e vitit të ardhshëm për të parë Botërorin e Klubeve me një format të ngjashëm me Botërorët klasikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!